Sunday, February 15, 2026

“Elite Youth” vijon procesin e monitorimit, ekipet U-14 & U-15 zhvillojnë test miqësor ndaj bashkëmoshatarëve të Vllaznisë & Elbasanit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipet U-14 dhe U-15 të akademisë “Elite Youth” kanë zhvilluar teste miqësore ndaj ekipeve bashkëmoshatare të Vllaznisë dhe Elbasanit në “Shtëpinë e Futbollit”. Këto përballje nuk ishin vetëm teste miqësor, por një mundësi e mirë për drejtuesit e akademisë të vlerësojnë performancën e futbollistëve, të identifikojnë pikat e forta dhe fushat ku duhet të përmirësohen.

Monitorimi i detajuar i aspektit teknik, taktik dhe fizik të futbollistëve është një prioritet për akademinë. Përveç përballjeve miqësore, ekipet e akademisë “Elite Youth” zhvillojnë stërvitje intensive në qendrën e saj në Durrës, ku çdo seancë është pjesë e një plani të detajuar stërvitor.

Ky plan integron përgatitjen tekniko-taktike, aspektin fizik dhe edukimin sportiv, me synimin për të krijuar një brez futbollistësh të disiplinuar, të përgatitur dhe të gatshëm për nivelet më të larta.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img