Partizani-Dinamo 2-2(Shënues: Bintsuka 32’, Rrapaj 90’+1 /Mandela 4’, Vila 90’+5)
Sfida mes Partizanit dhe Dinamos në “Arena e Demave” është mbyllur në barazim 2-2
Një derbi i çmendur në javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Në “Arena e Demave”, në sfidën mes Partizanit dhe Dinamos, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, gjithçka është mbyllur në një barazim 2-2 mjaft emocionues për mënyrën se si u arrit.
Dinamovitët kaluan të parët në avantazh me anë të Mandela që në minutën e 4-ët, por morën përgjigjen nga ana e Bintsuka në minutën e 31-të për të mbyllur pjesën e parë në barazpeshë 1-1.
Në pjesën e dytë, me një ritëm disi më të ulët, momentet më emocionuese mbërritën pas minutës së 90-të. Në momentin më të mirë të Dinamos, Rrapaj i dhuroi skuadrës së kuqe avantazhin, por në limite ishte Vila që vendosi edhe njëherë barazpeshën 2-2, për një mbyllje mjaft emocionuese të këtij derbi të parë të sezonit.