Thursday, October 30, 2025

Emocione pa fund në stadiumin “Adush Muçaj”. VAR-i përcaktues në tre momente, Vllaznia largohet nga Ballshi me tre pikë shumë të rëndësishme

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylis-Vllaznia  0-1(Peralta 83’ Ag.)

Bylis 0 dhe Vllaznia 1, është rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit.

Një ndeshje plot peripeci sa i takon vendimeve të arbitrimit, për të cilën ishte ndërhyrja e sistemit VAR që ndërhyri tre herë. Fillimisht anuloi golin e Vllaznisë, më pas anulon penalltinë e akorduar në favor të Bylisit, dhe në fund, vendimi më i rëndësishëm që vendosi fatin e takimit. Ballashiotët shënojnë në kohën shtesë, por VAR e anulon për faull ndaj Kubazit në nisje të aksionit. Avantazhi i Vllaznisë në minutën e 83-të mbetet në fuqi. Kuqeblutë largohen nga Ballshi me tre pikë shumë të rëndësishme.

Referuar ecurisë së takimit, pas një pjese të parë më të mirë të Vllaznisë, 45 minutëshi ka një pamje tjetër, dhe për këtë meritë ka Bylisi që e rrit ndjeshëm volumin e lojës duke shfaqur hapur dëshirën për fitore.

Minutat e para të kësaj pjese, në harkun kohor të 12 minutave prodhojnë disa inkursione nga krahët por Mustafa dhe Muktar nuk tregohen të vëmendshëm në finalizim.

Madje në një prej kundërsulmeve të Bylis fiton një 11-metërsh por pas rishikimit në sistemin Var gjyqtari Vrapi e anullon atë.

Më pas është Vllaznia që dalëngadalë mer frenat e lojës dhe mundohet që me krosimet nga krahët të shkoj në zonën e vendasve por pa gjetur hapësira.

Goli i vetëm i ndeshjes do të vinte pikërisht nga krahët dhe është Mala që hedh një top në zonë aty ku Peralta në tentativë për ta çuar në këndore e dërgon në rrjetë.

Trishtim tek vendasit dhe festë tek Vllaznia ndërsa minutat pas bëhen mjaftë interesante sepse sulmet dhe kundrasulmet e të dyja skuadrave sjellin emocione tek tifozët e të dyja skuadrave.

Në fund akordohen 6 minuta shtesë dhe në fundin e kësaj shtese, një kundërsulm i Bylis gjen të papërgatitur mbrojtjen e Vllaznisë aty ku Abdullahi gjuan saktë duke barazuar ndeshjen. Më pas është kryesori Daniel Vrapi që thirret nga sistemi Var ku pas rishikimit të pamjeve goli anullohet për faull ndaj Kubazit.

Pas këtij momenti nuk ka më kohë dhe Vllaznia mer një fitore mjaftë të rëndësishme duke thyer kështu një tabu në ndeshjet jashtë Shkodrës pasi në dy transfertat e mëparshme kishte një barazim ndaj Teutës dhe një humbje ndaj Dinamos.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img