Emocionet e Adrion Pajazitit në debutimin e parë me kombëtaren kuqezi: Lutesha që trajneri të më thërriste për të më aktivizuar!

Adrion Pajaziti luajti ndeshjen e parë në “Arenën Kombëtare” me fanellën kuqezi përballë tifozëve shqiptare. Mesfushori u aktivizua nga stoli në triumfin 3 me 0 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Andorrës.

“Jam ndjerë shumë krenar dhe shumë i lumtur. Kam pritur pak kohë për këtë moment. Moment i mirë shumë, lutesha që të më thërriste trajneri. Çdo lojtar ka qejf të luajë, unë jam gati të jap maksimumin.  

E kam besimin e trajnerit. I kam bërë dy paraqitje të mira në këto 2 ndeshje. Jam gati, gjithmonë. Kam qenë edhe në tetor, i kam njohur çunat, janë shumë grup i mirë, më kanë bërë të ndihem shumë mirë”, u shpreh Pajaziti për “Supersport”.  

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu