Tirana është eleminuar në turin e parë të Conference League. Pas barazimit 1-1 në Gjeorgji ndaj Torpedo Kutaisi, sot skuadra shqiptare u mund 0-1 në “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, nga të dyja palët. Bardheblutë u treguan të pasaktë, teksa nuk gjetën dot rrugën e rrjetës, edhe pse goditën 4 herë portën.
Ka mjaftuar një gol i shpejtë i gjeorgjianëve, kjo me Bjorn Jonsen 3’, që Torpedo jo vetëm ta ruajë me fanatizëm, por të fitojë dhe të kualifikohet për më tej. Pas pësimi të golit, Tirana nis të reagojë, ndërsa në të 15’ Meta ka gjuajtur në ecje e sipër, nga rreth 20 metra, por ka grushtuar Kljajiç. Portieri serb i gjeorgjianëve pas dy minutash i ka thënë “Jo” goditjes me kokë të Haxhiut.
Aksioni më i bukur i Tiranës në pjesën e parë ka ardhur në të 20’, kjo në kombinimin e Jonuzit me Haxhiun, ndërsa Prenga çon gjithçka dëm. Sepse godet dobët dhe ia dhuron topin në duar Kljajiçit. Mbrojtësi i katërkëndorit të Torpedos është i pakalueshëm dhe në të 33’ kjo pas goditjes së Jonuzit, apo dhe në të 77’ pas gjuajtjes së Ndrecës.
Torpedo mund të kishte dyfishuar në një kundërsulm të shpejtë të Jonsen, por ka grushtuar Selmani e më pas ka larguar Mici. Dhe në përfundim 1-0 për Torpedon dhe më pas gjithçka do të jetë e përqendruar për sezonin e ri në Superligë.
Deri më tani ekipet e vetme shqiptare, që kanë arritur fitore në fazën e parë të kualifikueseve evropiane janë “Demat e Kuq” të Partizani, teksa pas Egnatias, Ballkanit, Strugës, Decicit e Llapit me humbjen janë njohur edhe dy skuadra të tjera, Tirana e Shkëndija.