Wednesday, December 25, 2024

Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi dhe Juxhin Xhaja, kandidat për të gjykuar derbin kryeqytetas. Tirana-Partizani, në gjuhën e shifrave

Lexo

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk kanë caktuar bilbilin e kësaj supersfide, burime të besueshme tregojnë se tre gjyqtarët e FIFA-s janë kandidatë potencialë për të vënë drejtësi.

Emri i parë është padyshim i elbasanasit Enea Jorgji, i cili është kandidat kryesor për të drejtuar arbitrimin në ndeshjen derbi. Megjithatë problem mbetet Partizani, klub që e ka cilësuar si non grata gjyqtarin e FIFA-s. Duke qenë se organizatorët e garës provojnë të shmangin çdo paragjykim, mund të vendoset që në derbi të vendosë drejtësi Kreshnik Cjapi.

Duhet theksuar se nuk ka asgjë zyrtare dhe në orët në vijim pritet të meret një vendim për sa i përket bilbilit të takimit. Mundësi është edhe Juxhin Xhaja, por kryeqytetasi ishte në derbin e fazës së parë. Dhe analogjia ka treguar se Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk cakton asnjëherë një gjyqtar të njëjtë për dy faza.

Pritet me interes të shihet se kush do të jetë arbitri i derbit të kryeqytetit, programuar të zhvillohet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Të njëjtat burime tregojnë se nëse do të zgjidhet Jorgji, me siguri në fushë do të jetë treshja e Konference Ligë ku Enea Jorgji vuri drejtësi bashkë me Denis Rexhën dhe Ridigert Çokajn, në ndeshjen Lugano-Gent.

Analiza me statistikë

Pas shumë dueleve derbi mes Tiranës dhe Partizanit të barabarta, ky i kësaj të diele do të vërë përballë dy skuadra që po luajnë dy kampionate krejtësisht të ndryshme. Nga njëra anë është Tirana, që ka përmirësuar disi gjatë dy javëve të fundit një nisje nën pritshmërive të këtij sezoni,duke marrë dy rezultate pozitive radhazi.

Nga ana tjetër është Partizani, që ka pësuar vetëm një humbje në javën e parë ndaj Vllaznisë dhe që është në krye të klasifikimit,dy pikë para skuadrës shkodrane. Një nga arsyet e kryesimit të Partizanit është pikërisht mbrojtja,që është më e mira në kampionat,me vetëm 10 gola të pësuar. Sulmi i Partizanit është gjithashtu i treti në kampionat,me 19 gola të shënuar,një më shumë se Tirana.

Pavarësisht diferencave fillestare të këtyre dy skuadrave në këtë sezon,disa lojtarë po dalin në pah këtë sezon. Haxhiu i Tiranës është lojtari që ka bërë më shumë krosime në të gjithë kampionatin, me më shumë se 5 krosime për ndeshje.

Sa i përket krosimeve nga e majta,në këtë renditje janë respektivisht i dyti Prengaj i Tiranës dhe i treti Buxhelaj i Partizanit,që bëjnë rreth 3,5 krosime për ndeshje. Haxhiu gjithashtu ka spikatur për driblimet e kryera,me një mesatare pak më shumë se 6 në ndeshje,duke u renditur mbi Carën e Partizanit në këtë klasifikim. Të dy janë në top 5 të kampionatit për driblimet.

Në mbrojtje, Kola i Tiranës është lojtari i dytë që fiton më shumë duele pasi i pari është Qaqi i Elbasanit,me 79% ndërsa i pesti është Preka i Partizanit,me 77% të dueleve të fituara.

Në renditjet individuale gjendet arsyeja e forcës së mbrojtjes së Partizanit Mehmeti,mesfushori mbrojtës,është i katërti në renditjen e lojtarëve që kanë rikuperuar më shumë topa,një statistikë tipike për mbrojtësit,me 5,83 rikuperime topash për ndeshje. Po ashtu,Preka është i pesti në këtë renditje në të gjithë kampionatin,me 5,74 rekuperime për ndeshje.

Sidoqoftë, derbi gjithmonë rezervon surpriza. Ajo që është e sigurt është se do të ketë shumë lojtarë për t’u mbajtur nën vëzhgim.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img