Elbasani-Bylis 3-154′ Kasa, 65′, 90+6 Lleshi – 45+4′ Malomo
Nga Bylisi te Bylisi. Duket se mallakastriotët i sjellin fat skuadrës verdheblu, pasi të besuarit e Bordin fitojnë me përmbysje 3-1 në “Elbasan Arena” dhe rigjejnë fitoren që mungonte në kampionat prej 8 javësh (suksesi i fundit ishte pikërisht përballë ballshiotëve në fazën e parë).
Sfida që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. Bylisi mbetet me 10 lojtarë në minutën e 30-të, pasi Abazaj ndëshkohet me karton të kuq (pas verifikimit në VAR). Por ndonëse është në superioritet numerik, golin nuk e gjen Elbasani, por miqtë, që shënojnë në fund të pjesës së parë me Malomon.
Elbasani reagon në pjesën e dytë dhe arrin të barazojë shifrat me Kasën. Më pas rolin e protagonistit e merr Arsen Lleshi, që shënon golin e avantazhit në minutën e 65-të. Bylisi flirton me golin e barazimit në minutat shtesë, por është sërish Leshi, që shënon dhe mbyll përfundimisht fatin e kësa sfide.
Elbasani fiton 3-1 dhe ngjitet në kuotën e 21 pikëve në klasifikim, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e fundit me 13 pikë.
Fatmir POPJA