Pas Arsid Krujës, i cili ishte i pari futbollist që firmosi zyrtarisht për Vllazninë e sezonit 2025-2026, kuqeblutë kanë zyrtarizuar sot edhe firmën e dytë.
Bëhet fjalë për Erdenis Gurishtën, mbrojtësin e djathtë të Vllaznisë, i cili pas mbarimit të kontratës në fund të majit, sot ka rinovuar duke nënshkruar kontraten e re, e cila është e vleshme për dy sezone.
𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐲𝐧𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐄𝐫𝐝𝐞𝐧𝐢𝐬 𝐆𝐮𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐨𝐣𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐲 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞.
𝐒𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐧 #𝐞𝐫𝐝𝐞𝐧𝐢𝐬𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐚
Ndërkohë, burime nga KF Vllaznia, bëjnë të ditur se proçesi i firmave të reja tek kuqeblutë do të vijojë me emra të tjerë të projektuar nga dyshja drejtuese e stafit teknik, Martini-Sinani.