Ballina Ekipet Kombëtare Ernest Muçi, në listën e Silvinjos. Rikthimin e sulmuesit në kombëtare e...

Ernest Muçi, në listën e Silvinjos. Rikthimin e sulmuesit në kombëtare e konfirmon Trabzonspori i kampionatit turk, i cili është njoftuar me shkresen e FSHF-së

Trabzonspori konfirmon rikthimin e Ernest Muçit në kombëtaren shqiptare. Sulmuesi i talentuar është pjesë e listës që trajneri Silvinjo do të publikojë nesër në mëngjes.

Ky është një rikthim në Kombëtare, për sulmuesin që po shkëlqen këtë sezon në huazim te Trabzonspori. Në vitin 2025 pati vetëm 30 minuta hapësirë për Muçin te kuqezinjtë, ndërsa mbetet për t’u parë çfarë roli do luajë në Play Off.

Kombëtarja sfidon Poloninë në transfertë. Gjysmëfinalja për fazën Play Off të Botërorit do të luhet më 26 mars, në orën 20:45.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu