Wednesday, November 27, 2024

Erzeni-Partizani, 1-2. Trajnerët kundërshtarë, Kapllani dhe Kolela, flasin pas ndeshjes

Lexo

Xhevahir Kapllani(Trajner i Erzenit):

“Nuk eshte drame qe te fitoi Partizani, por eshte drame per ne qe humbëm. Te vjen keq per menyren sesi humbasim. Kur ishte loja 1-0 ishte nje penallti e dyshimte per Kadriun. Mund te merrte rrjedhe tjeter ndeshja. Pas disa ndeshjeve jo te mira sot besoj se kemi qene te barabarte me Partizanin dhe prisnim dicka me teper sesa kjo humbje.

Skuadra sot ka qene me mire, ka vrapuar me shume, ka fituar duele me shume me e qarte. Nje mosperqendrim te faulli i Partizanit na ndeshkoi. U thashe lojtareve qe mund te jete skeme. Kur po shkonim drejt portes pas 1-0 u ndeshkuam perseri. Partizani ka gjithçka dhe luan per lart, por edhe ne shpresojme te rikuperojme sa me shpejt lojtaret e demtuar dhe te vazhdojme luften tone per mbijetesen.”

Xhovani Kolela(Trajner i Partizanit):

“Nuk dua qe ta diskutoj penalltine eshte e kote qe te flasesh. Nuk me intereson asgje per presionin ndaj Tiranes mjaft me kete. Ne duhet te bejme punen tone te marrim ndeshjet nje e nga nje dhe te vazhdojme perpara.

Skuadra beri ate qe duhet te bente, ndonjehere luajme mire, ndonjëhere jo, e rendesishme eshte qe morem fitoren. Ne ndeshjet e fundit kemi humbur vetem ndaj Laçit pra vazhdimesia eshte pozitive. Ne ndeshjen me Lacin e pame çfare ndodhi. Do e ndjek Tiranen neser? Jo nuk do ta shoh.

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img