Erzeni-Vllaznia, gjykohet sot nga arbitrja e FIFA-s Emanuela Rusta

 

Sfida, Erzeni-Vllaznia, takim ky i vlefshëm për javën e dytë të kategorisë Abissnet Superiore që luhet sot në stadiuminm “Arena Egnatia” të Rrogozhinës duke filluar nga ora 16:00, do të gjykohet nga arbitrja e FIFA-s, Emanuela Rusta.

Ndihmësa të elbasanases Rusta janë bashkëqyetari i saj Emigers Ganxh, dhe Mario Shazivari nga Tirana, si dhe i katërt Erjon Bastari po nga Tirana. Në sistemin VAR është caktuar Klodian Prenga nga Laçi dhe AVAR Orlando Kuka nga Tirana.

Delegat i FSHF-së është: Petrit Brahja nga Tirana dhe Vëzhgues, gjirokastriti, Tanush Latifi.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu