Sunday, November 24, 2024

Esat Mala, shënon golin më të bukur të javës së 11-të. Fiton garën me Grudën e Vllaznisë dhe Melon e Laçit

Lexo

Goli i shënuar nga Esat Mala në fitoren 4-3 të Vllaznisë përballë Tiranës në Klasike,është konsideruar si më i bukuri i javës nga redaksia e RTSH Sport.

Për nga mënyra e ekzekutimit dhe qetësisë, ka qenë pikërisht ky gol i Esat Malës që çoi përkohësisht në 3-0 shifrat e ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë, i zgjedhur nga redaksia e RTSH Sport si më i bukuri i javës së 11. Sulmuesi i djathtë i kuqebluve, shfrytëzoi më së miri topin e Kahrimanoviç dhe me të majtën mposhti Selmanin, duke shfaqur klasin dhe tregaur se ashtui si javën e kaluar mbetet një lojtar me kualitet

Në garë për golin më të bukur të javës ishte edhe Gruda.

Futbollistit të Vllaznisë nuk ju deshën shumë minuta teksa si zëvendësues depërtoi brenda zonës dhe me të djathtën shënoi golin që çoi në 4-1 shifrat

Një vend në podium zë edhe Melo. Sulmuesi i majtë gjeti papërgatiur mbrojtjen e Egnatias dhe me një veprim individual dërgoi topin në këndin e poshtëm duke vulosur suksesi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img