Friday, December 27, 2024

EURO 2024/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Çekinë

Lexo

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’ për sfidën e rëndësishme ndaj Çekisë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Pas konferencës zyrtare për media, ekipi doli në fushë dhe u stërvit për rreth një orë. Përveç Armando Brojës, e gjithë skuadra u stërvit së bashku, teksa ekipit iu bashkua edhe mesfushori Klaus Gjasula. Stërvitja e fundit nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë seancën në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.

Sa i përket gjendjes së Armando Brojës, stafi mjekësor ka dalë në përfundimin se sulmuesi nuk mund të jetë i gatshëm për takimin ndaj Çekisë pas një shqetësimi fizik.

Shqipëria do të luajë sot ndaj Çekisë në stadiumin ‘Air Albania’, me takimin që është programuar të nisë në ora 20:45.

(Video) Pamje nga seanca e fundit stwrvitore e kombëtares shqiptare në stadiumin ‘Air Albania’ për sfidën e rëndësishme ndaj Çekisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img