Federata e Futbollit ka lançuar programin e vullnetarëve për Kampionatin Europian U-17, që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë muajit maj. Ky program është një mundësi unike për të gjithë të rinjtë shqiptarë entuziastë dhe energjikë që duan të kontribuojnë në një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të organizuara ndonjëherë në vendin tonë.
Vullnetarët në këtë event do të luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e finaleve të EURO U-17, por do të ndihmojnë edhe në krijimin e një atmosfere mikpritëse për ekipet pjesëmarrëse dhe tifozëve që pritet të mbërrijnë nga vende të ndryshme të Evropës. Gjithashtu, ata do të kontribuojnë në menaxhimin e aspekteve logjistike, organizative dhe operacionale të këtij eventi madhor.
Vullnetarët do të kenë mundësinë të përfitojnë përvoja të vlefshme dhe të zhvillojnë aftësi që do t’u shërbejnë në karrierën e tyre në të ardhmen. Ju mund të bëheni pjesë e këtij programi duke aplikuar në këtë link: https://programivullnetareve.fshf.al/
Ky kampionat përfaqëson një moment historik për Shqipërinë, pasi për herë të dytë do të jetë mikpritëse e një eventi të tillë madhor. Në 2022, Shqipëria mirëpriti finalen e parë të UEFA Conference League, Roma – Feynoord, e luajtur në stadiumin kombëtar në Tiranë.