Kombëtarja e Shqipërisë U17, ka luajtur ndeshjen e fundit të Europianit U17, ku ishte pjesë e grupit A së bashku me kombëtaret e Portugalisë, Gjermanisë dhe Francës. Një grup shumë i fortë kuqezinjtë e vegjël, ku duke pasur përballë skuadra me nivel të lartë, nuk ia doli të merrte asnjë fitore.
Pas dy ndeshjeve të mëparshme ndaj Portugalisë dhe Gjermanisë, të cilat i mbylli me humbje, të njëjtën gjë bëri edhe sonte, teksa duke u përballur me kombëtaren e Francës u mund me rezultatin 0 me 4.
Në këtë mënyrë, kombëtarja U17, e mbyll konkurimin në grupin A të Europianit U17 “Shqipëria 2025” e fundit, pas asnjë fitore.
Fatmir POPJA