Thursday, November 21, 2024

Europian U17, Shqipëria mundet nga Kosova

Lexo

Shqipëria e vajzave U-17 zhvilloi sot ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, Kombëtarja e vajzave U-17 u mund nga Kosova U-17 me rezultatin 1-3.

Trajnerja Cyme Lulaj hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Lusie Krraba (GK), Sara Mustafa, Marina Rushaj, Albana Malaj, Samanta Hysa, Audrina Lajthiza, Amelia Reci, Andrea Klleci, Emili Deliallisi, Isabella Kuci, Gelda Kadiolli.

Pjesa e parë nisi e balancuar, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në prapavijë. Kosova kaloi në avantazh falë një 11-metërshi, të ekzekutuar saktë nga Statovci në minutën e 29-të. Ndërsa në të 41-tën, Sinani dyfishoi shifrat për Kosovën. Mbyllet me rezultatin 0-2 pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nuk nis mirë për Shqipërinë, pasi Deliallisi ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtarja dhe për pasojë lë me 10 lojtare në fushë Kombëtaren. Trajnerja Lulaj bën katër zëvendësime për skuadrën e saj duke hedhur në fushë: Sulejmanin, Luarin, Kolekajn dhe Bajramajn në vend të Kadiollit, Lajthizës, Recit e Kucit. Kosova realizon edhe golin e tretë me Asllanajn në minutën e 79-të. Të vetmin gol për Shqipërinë e shënoi Luari në minutën e 88-të, por që nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes.

Takimi i parë i raundit të parë të kualifikueseve të Europianit mbyllet me fitoren 1-3 të Kosovës. Të shtunën do të luhet ndeshja e dytë e grupit mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa më 6 nëntor, Shqipëria do të luajë takimin e dytë dhe të fundit ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img