Boksierin e klubit shkodran të boksit, Boxing North Albania, Adam Maca që shoqërohet nga trajneri i tij Klaodio Çekini e ka ndjekur fati, pasi në shortin e hedhur për finalet e Kampionatit Europian U18 që ka nisur dje në Porec të Kroacise është kualifikuar direkt në turin e dytë të Europianit.
Në peshën deri 57 kg ku konkuron boksieri kuqezi Adam Maca bëjnë pjesë 24 boksierë përfaqësues të shteteve të ndryshme me traditë boksi, si Anglia, Italia, Belgjika, Turqia, Polonia, Greçia, Ukraina, Kroacia vendase, etj.
Kualifikimi pa boksuar direkt në turin e dytë e ka vendosur Adam Macën të boksojë përballë boksierit të kombëtares kroate, Bruno Bacac, ndeshje kjo që do të zhvillohet me datë 9 prill.
Adam Maca vjen në këtë Europian në cilësinë e kampionit të Europës për kategorinë e moshës U16, ndërkohë që dhjetor të vitit të kaluar u shpall nënkampion bote. Ndaj, edhe pse këtë vitë do të konkurojë në një moshë më të madhe,falë përgatitjes sistematike që ka zhvilluar me dy trajnerët etij, Klaodio dhe Emiliano Çekini, Adam Maca është i deklaruar me objektivin e fitimit të titullit kampion Europe.
Krahas Adam Macës, Federata Shqiptare e Boksit ka miratuar pjesëmarrjen në këtë Europian edhe të disa boksierëve të tjerë në pesha më të larta, nga 60-të deri në 80-të kg, të cilët edhe ato kanë udhëtuar me pretendime serioze.
Lista e ekipit Kombëtar të Shqiperise në Europioanin e Kroacisë është kjo:
- Adam Maca , 57 kg
- Bujar Hekuri 60 kg
- Besian Karaj 67 kg
- Ersi Gjana 71 kg
- Leo Xhongoli 80 kg
Trajner i ekipit kombetar : Klaudio Çekini .