Sunday, November 24, 2024

Faleminderit Sara! Mbrojtësja e Vllaznisw dhe Kombëtares Sara Maliqi tërhiqet nga futbolli i luajtur. FSHF e falënderon për kontributin në futbollin e vajzave

Lexo

Mbrojtësja e Kombëtares shqiptare, Sara Maliqi luajti dje ndaj Luksemburgut ndeshjen e fundit në radhët e përfaqësueses kuqezi,  pas vendimit të saj për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Maliqi vendosi që të varë këpucët në gozhdë në moshën 28-vjeçare dhe ndeshja e fundit me Kombëtaren ndaj Luksemburgut në stadiumin “Elbasan Arena” ishte e fundit për Sarën, e cila ka qenë një nga lojtaret kyçe dhe nga më kontribueset në futbollin e vajzave në Shqipëri.

Mbrojtësja kuqezi luajti dje ndeshjen e saj të 58-të në radhët e Kombëtares shqiptare dhe përmes një ceremonie të shkurtër përpara sfidës në Elbasan, anëtarja e KE-së së FSHF-së, Anila Basha i dhuroi në emër të FSHF-së një fanellë të Kombëtares me emrin “Sara Maliqi”, dhe numrin 58, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e saj të paçmuar në rritjen e futbollit të vajzave në Shqipëri dhe Kombëtares shqiptare.

Sara Maliqi ka qenë edhe pjesë e ekipit të Vllaznisë, me të cilën ka luajtur edhe në UEFA Champions League.

Sara, një mbrojtëse e talentuar, e rrallë dhe një vajzë e shkëlqyer! Faleminderit!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img