Wednesday, November 27, 2024

Fantastike-Shqipëria e futbollit, sërish në Evropian. Barazimi 1-1 me Moldavinë në transfertë siguron “bileten” për në “Gjermani 2024”

Lexo

Kombëtarja kuqezi ka zbritur të premten në mbrëmje në fushën e blertë të Stadiumit “Zimbru” të Kishinjevit e ndërgjegjshme se një fitore do ta siguronte edhe matematikisht vendin në fazën finale të Evropianit të ardhshëm. Trajneri Silvinjo i ka besuar të njëjtit formacion që i ka dhënë suksesin në dy ndeshjet e mëparshme, me Ardian Ismajlin që rikthehet për të zëvendësuar Arlind Ajetin e dëmtuar në mbrojtje. Pjesa e parë ka nisur kryesisht e barazpeshuar, me skuadrat që mbrohen me kujdes, por, një veprim i zgjuar i Taulant Seferit në minutën e 25-të, çon në një ndërhyrje të parregullt të vendasve brenda zonës dhe gjyqtari skocez, Kallum, nuk ka dyshime, duke dhënë një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë nuk gabon Cikalleshi dhe Shqipëria është në epërsi. 20 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe ato shtesë shohin moldavët të ngulmojnë në drejtim të portës kuqezi, por Kombëtarja do të mbrohet me kujdes dhe do ta mbyllë në epërsi pjesën e parë. Ajo e dyta do të shohë kuqezinjtë ta administrojnë këtë epërsi, madje të kërkojnë edhe ta thellojnë atë, teksa në minutën e 74-t, Seferi do të ndalet nga instinktet e portierit dhe shtylla e portës moldave, kurse pak më pas edhe Nedim Bajrami do të rrezikojë, por pa rezultat.

Dhe paaftësia për të shënuar golin e dytë, edhe pas një goditjej të lirë të Asanit në minutën e 84-t, do të ndëshkohet nga përfaqësuesja vendase, e cila, pasi ka rrezikuar në minutën e 86-të, një minutë më pas do të arrijë të barazojë shifrat me anë të Baboglosë.

Përtej 3 minutave të mbetura dhe 4 minutave shtesë drithëruese, Shqipëria merr një barazim 1-1 në Kishinjev përballë Moldavisë dhe siguron edhe matematikisht edhe vendin në fazën finale të Evropianit të vitit të ardhshëm në Gjermani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img