Sunday, September 8, 2024

Fatmir Lugji, vazhdon të jetë kritik me Vllazninë. Ish futbollisti kuqeblu, komenton konferencen e trajnerit Mirel Josa me gazetarët shkodranë

Lexo

Opinion nga Fatmir Lugji

Bashkëbisedimi  i trajnerit të Vllaznisë me gazetarët sportiv dhe nëpërmjet tyre me spordashësit e tifozërinë shkodrane ka një fill që e përshkon gjatë gjithë intervistes: VLLAZNIA  e kaluara një histori, e tashmja enigma, Josa e Vllaznia kanë filluar “”LUFTEN””, por siç e dijmë kanë humbur “betejen” e parë të përfaqësimit në Europë me rumunët e ballkanit.

Lufta e sapo nisur e Mirel Joses ishte disfatë në taktiken e luftës, me tekniken e përdorimit në sulm dhe mbrojtje, si dhe me 16 lojtarët e tij që lanë fushen e betejes, të mundur, të lodhur fizikisht, moralisht dhe psikologjikisht.

Mirel Josa, sot ishte i “dyzuar” , i shqetësuar për realitetin “fals” , i pa kënaqur nga lojtarët e co, i frikësuar dhe i pasigurtë për betejen e ardhshme që fillon me 20 Gusht ,  i motivuar për një ansambel shqiptarizmi.

Josa, sot kishte shumë për të thënë, por nuk shkoj më shumë se kufiri minimal  që i kishte caktuar vetvehtes. Dhe tani, për t’i rënëë shkurt dhe drejtperdrejtë, Josen nuk e kënaq ekipi, kontigjenti i lojtarëve që ka në dispozicion nuk i përmbush pritmëritë e tij.

Josa në perceptimin e tij, gjatë intervistes së tij, sa moralizuese aq  dhe trishtuese  me nuanca  kritike të “sheqerosura dhe të kripura “, tregoj se Vllaznia ka probleme , nuk ka vemendje…!!!. Ai, sikur donte të thoshte , se sulmi i Vllaznisë  i paraqitur në dy ndeshjet ndërkombëtare nuk ka shtyllë kurrizore të mbaj peshën e randë të superliges.

Mesfusha e Vllanisë nuk orintohet me busull dhe vrapojnë si “kali në lam”. Mbrojtja, pa siguri dhe harron shumë misionin që ka, dhe detyrat funksionale  para portës së Zogovic.

E pra, kush ka vesh për të dëgjuar dhe sy e mendje për të vepruar. Është momenti i duhur për të qetësuar Josen e tifozërinë, për një Vllazni kampine dhe profesioniste.

Fatmir Lugji-Ish futbollist i Vllaznisë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img