Sunday, January 11, 2026

Federata Shqiptare e Basketbollit, ashpërson masat disiplinore në kampionatet kombëtare. Njihuni me vendimet më të fundit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që për pjesën e dytë të sezonit sportiv 2025-2026 të ashpërsojë masat disiplinore në kampionatet kombëtare.

Me një vendim të Komitetit Drejtues të FSHB-së, janë ndryshuar disa pika të rregullores së disiplinës, që konsistojnë për mmentet e reagimit dhe protesta të basketbollistëve si dhe të stafeve teknik në drejtim të vendimeve të marrë në fushën e lojës nga arbitrat e takimit.

Konkretisht, bëhet fjalë për nenin 14-Dënimet për sjellje josportive:

  • Gabim teknik i lojtarit: 8.000 lekë(ishte 4.000)
  • Gabim përjashtimi i lojtarit: 20:000(ishte 10:000)
  • Gabim teknik i trajnerit ose stolit: 20:000 lekë(ishte 10.000 lekë për trajnerin dhe 4.000 për stolin
  • Gabim përjashtimi i trajnerit ose stolit: 30:000 lekë(ishte 15:000 lekë)

Masa shtesë disiplinore:

  • Në rast përjashtimi, lojtari ose trajneri, përveç gjobës financiare, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në ndeshjen pasuese të kampionatit.
  • Në rast gabimi teknik të dytë brenda të njëjtës fazë të kampionatit(Faza 1, Faza 2, Play-Off ose Final Four), lojtari ose trajneri, përveç gjobës financiare , pezullohet nga ndeshja pasuese.

Ndërkohë, për ekipet që pretendojnë pasaktësi në dhënien e gabimeve teknike ose në vendimet për përjashtim të lojtarëve ose trajnerëve nga gjyqtarët, kanë të drejtë të paraqesin ankimin pranë Komisionit të Gjyqtarve.

Më poshtë, tabelat përkatëse japin detaje të plota rreth vendimeve më të fundit të Federatës Shqiptare të Basketbollit:

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img