Festa e fushëkrujasve pas shpalljes së KF Iliria kampion në Kategorinë e Dytë

Një ditë pasi siguruan titullin kampion në Kategorinë e Dytë, KF Iliria ishte protagoniste edhe jashtë fushe me gjestin e bërë duke dhuruar gjak për të sëmirët talasemikë.

Futbollistët, stafi drejtues por edhe disa tifozë, të cilët morën shembullin nga heronjtë e tyre në fushë, iu drejtuan një prej qendrave spitalore në kryeqytet për të dhuruar gjak.

Iliria arriti të shpallej kampione  e Kategorisë së dytë duke fituar 1-0 edhe finalen me Luftëtarin. Sezonin tjetër, skuadra nga Fushë Kruja do të luajë në Kategorinë e Parë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu