Thursday, December 5, 2024

Finalet e “EURO 2024″/ Ramadani: Atmosfera është fantastike, të japim 100% tonë në këto ndeshje

Lexo

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Europianit “Gjermani 2024”.

Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani doli në një konferencë për mediat ku foli për atmosferën fantastike në kampin kuqezi, konkurrencën në skuadër, ndeshjen me Italinë, sezonin fantastik në aspektin personal dhe disa tema të tjera.

Atmosfera në Gjermani? -Atmosfera është fantastike. Dje erdhëm në Gjermani, sot jemi pushim. Dje kur zbritëm në Gjermani, ishte një pritje fantastike, si në aeroport edhe këtu në hotel. Është një ndjenjë fantastike.

Konkurrenca në skuadër? –Konkurenca bën mirë në çdo ekip jo vetëm në Kombëtare. Duhet të jemi në 100% në maksimum sepse luajmë me skuadra të mëdha. Nuk ka rëndësi se kush luan, mjafton të bëjmë më të mirën.

Ndeshja me Italinë, sa e veçantë do të jetë për ju? – Është një ndeshje shumë e veçantë, luajmë kundër kampionëve në fuqi të Europës. Duhet të hyjmë në fushë ta bëjmë maksimumin, të luftojmë për çdo pikë. Të japim 100% nga vetja dhe të tregojmë veten. Të flasim në fushë.

Rrugëtimi i karrierës deri në Kampionatin Europian? –  Për mua është një ëndërr që është bërë realitet. Unë gjithmonë kam punuar dhe do të bëjë maksimumin që të arrijë akoma nivele më të larta dhe shpresoj që ta bëjmë edhe në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm.

Sezon fantastik, keni ruajtur energji për sfidat e Europianit? – Normalisht, kur vij në Kombëtare nuk e shikoj energjinë, dua të hyj në fushë, ta bëj maksimumin dhe të jap gjithçka për këtë fanellë.

A do luani në kundërsulm ndaj Italisë ashtu si ndaj Azerbajxhanit? – Ishte një ndeshje ku ne nuk luajtëm vetëm në kundërsulm. Taktikën e vendos trajnerit, ne bëmë detyrën tonë dhe mundëm Azerbajxhanin. Nuk ishte një ndeshje që përdorëm vetëm kundërsulmet. Takitën në ndeshjen me Italinë do ta vendosë trajneri.

Spanja dhe Kroacia fituan ndeshjet miqësore, i keni ndjekur sfidat? – Spanja dhe Kroacia janë ekipe shumë të forta dhe i kemi ndjekur. Ndoqëm sfidën Portugali – Kroaci, i pamë si luanin. Por ne do të hyjmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, jo thjesht me të thënë, por duhet ta bejme edhe në fushë këtë gjë.

Sa ju ndihmon fakti që një pjesë e madhe e lojtarëe luajnë në Serie A? – Na ndihmon shumë në ndeshjen me Italinë, sepse pothuajse çdo lojtar të Italisë ne e njohim se si luan, na ndihmon taktikisht. Do të jetë një ndeshje e veçantë, spese janë lojtarë me kualitet shumë të lartë por ne e dime sepse jemi përballur me ta gjatë kampionatit.

Kalendari i ndeshjeve, sa e favorizon Shqipërinë? – Të trija këto ndeshje janë të forta, luajmë përballë kampiones së Europës, kampiones së botës, Kroacisë, ekip gjysmëfinalist në Europë dhe Botëror. Janë ndeshje të forta, por ndeshjet dallojnë nga njëra-tjetra. Ne do të hyjmë në fushë të marrim rezultatin që na duhet për të vazhduar tutje.

Ndjeheni të favorizuar ngaqë nuk keni presion? Gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na kanë vlerësuar sepse na motivon edhe më shumë. Në heshtje mund t’i thyejmë të gjithë”.

Ndaj Italisë, një gol në minutat e para apo në minutat e fundit? – Në minutën e 85-të, që ta mbyllnim sa më mirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img