“Finalja” e mbijetesës. Flamurtari-Vora, vetëm barazim. Vlonjatët në “vendnumëro”, shpresa të pakta për të shpëtuar. Edhe Vora në rrezik!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Flamurtari dhe Vora nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “finalen” e mbijetesës, ndeshja hapëse e javës së 31-të në “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Një ndeshje që nisi mjaft mirë për skuadrën e Vorës, e cila arriti të kalojë në avantazh që në minutën e 6-të me një gol të shënuar nga Felipe. Vlonjatët arritën të reagojnë dhe vendosën barazpeshën pas 7 minutash me një gol të shënar nga Bangaly.

Në vazhdim vorakët zhvilluan një lojë mbrojtëse, me vlonjatët mjaft sulmues, por pa qartësinë e duhur në momentin e fundit.  Pavarësisht volumit të lojës dhe rasteve të krijuara, Flamurtari nuk arriti të gjejë golin e fitores duke u pajtuar në fund me një barazim 1-1, që nuk i bën shumë punë.

Vlonjatët mbeten në “vendnumëro” duke vijuar të mbajnë vendin e fundit në kalsifikim me 26 pikë, ndërsa Vora në vendin e 7-të me 31 pikë, ëstë akoma në rrezik për rënie nga Superiorja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img