Monday, September 16, 2024

Fitoi 3-1 miqësoren e dytë ndaj Azerbajxhanit, Silvinjo: Jam i kënaqur, tani të mendojmë për Italinë

Lexo

“Kemi 7 ditë stërvitje, kemi mundësi për të bërë shumë gjëra”.

Dy ndeshje miqësore, dy fitore me 6 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar. Kjo është skuadra e trajnerit Silvinjo që bëhet gati për aventurën gjermane, me një javë në dispozicion për të përgatitur sa më mirë ndeshjen e parë në Euro 2024, atë me Italinë.

Pas fitores 3-1 në miqësoren me Azerbajxhanin, trajneri brazilian u shpreh: “Jam i kënaqur me këtë periudhë përgatitore. Kemi bërë tri ditë në Tiranë, pothuajse një javë këtu dhe kemi luajtur dy miqësore. Deri tani gjithçka është në rregull. Nesër nisemi drejt Gjermanisë, aty do të zhvillojmë pjesën e fundit të përgatitjeve”.

“Kanë ardhur lojtarë me 50 ndeshje, të tjerë me 2, por dhe lojtarë të dëmtuar. Të gjithë kanë bërë shumë mirë, Nuk ka rëndësi rezultati, është një moment i rëndësishëm i menaxhimit të grupit”.

“Këtë javë do të mendojmë vetëm për Italinë. Titullarë? Nuk e di, kemi 7 ditë stërvitje, shumë të rëndësishme, kemi mundësi për të bërë shumë gjëra”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img