Tuesday, November 26, 2024

Fitoi 3 pikëshin në shtesë ndaj Laçit, trajneri i Partizanit, Zekiç i pakënaqur me lojën e skuadrës në tërësi

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Partizanit, Zoran Zekiç, pas ndeshjes, Partizani-Laçi(1-0)

 Faleminderit Zotit fituam në fund. Laçi ishte më mirë se Partizani se u fshehëm, nuk ishim kompakt, nuk luajtëm në mbrojtje. Duhej ndërruar diçka, ndoshta mund të bëja ndryshime edhe më parë se sot kisha disa lojtarë që ishin komplet jashtë ndeshjes.

Ne nuk luajtëm futboll, mund të pësonim 2-3 gola, nuk ishim kompakt, nuk lëviznim, nuk përdornim lojtarët që duhej për thellësi. Sot ishte problem mendor, ndoshta nga e enjtja, ndoshta disa menduan se mund të fitonim lehtësisht, por nuk mund të fitosh kështu.

Padyshim vuajta se plani ishte që në fillim të bënim presing se e dimë që jemi të lodhur dhe na duhet të vendosim energji në fillim. Por shumë shpejt ishte e qartë se nuk mund ta bënim këtë sot. Nëse Laçi do të na shënonte sot, do të ishte e vështirë ta kthenim ndeshjen. Rotacioni nuk ishte problemi, se vetëm tre lojtarë ndërrova. Por shkaku është te mendja, mentaliteti. Është një mrekulli se si nuk e humbëm ndeshjen sot.

Zëvendësimi i Carës ishte taktik, isha i pakënaqur për mënyrën si punoi me top, si e humbte, si ishte reagimi pas humbjes së topit dhe si ktheheshim. Shpresoj që skuadra ime të mos luajë kurrë më si luajti sot në pjesën e parë.

Jam i kënaqur me Bintsuka se është i ri, është ndeshja e tij e dytë dhe duhet të përdorë më shumë gjëra për të cilat flasim. Mendoj se sot ishte e vështirë të luante për të, se luajtëm shumë avash, nuk shkuam në thellësi. Për një paraqitje të mirë të tij, pro edhe këdo, duhej të luajmë në mënyrë të mirë. Pas 50 minutash dëshiroja të ndërroja 3-4 lojtarë, përfshirë veten. Jam i kënaqur me vetëm dy lojtarë, Qirkon dhe Maget. Maget ka bërë ndeshjen perfekte sot, në sulm dhe në mbrojtje ku ishte shpesh i vetëm.

Grezda në 5 vite nuk ka pasur vazhdimësi. Tani shpesh është i lodhur, jashtë ritmit. Na duhet kohë për të, të gjithë dinë cilësinë që ka, është i shpejtë. Por për të parë atë shpejtësi, do të duhet punë bazë. Do të punojmë me të, është e vështirë. Ne mendojmë për Grezdën, shumë lojtarë, nëse vijnë në nivelin e duhur, do të bëjnë shumë për ne.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img