Ballina Futboll Fitoi derbin me Dinamon 0-2, tekniku i të kuqve, Oltijon Kërnaja: Këta...

Fitoi derbin me Dinamon 0-2, tekniku i të kuqve, Oltijon Kërnaja: Këta djem janë shumë lart si nga ana taktike dhe fizike dhe i zbatojnë të gjitha detyrat!

Prononcimi i trajnerit të Partizanit Oltijon Kërnaja, pas ndeshjes, Dinamo-Partizani 0-2

“Të them të drejtën djemtë sakrifikuan shumë, vrapuan shumë, vetëm para 3 ditësh luajtën 120 minuta, një ndeshje që e kam thënë dhe stër thënë që nuk e meritonim të eliminoheshim, por sot sakrifikuam si çdo ditë që nga dita e parë që jam këtu. Këta djem janë shumë lart si nga ana taktike dhe fizike dhe i zbatojnë të gjitha detyrat. Në aspektin psikologjik nuk e merituam të kalonin dhe nuk është se bëmë një ndeshje të keqe, bëmë ndeshje të mire me shumë raste, i dimë cilësitë tona dhe ishim shumë të përgatitur. Qaka mori një goditje, shpresoj mos ketë asgjë. Më vonë do ta shohim me doktorët, momentalisht nuk mund të marrim asnjë informacion.

Po e nis nga fundi që ta nis në fillim. Djemtë kanë luajtur shumë minuta, Dinamo pati një ndeshje të lehtë, bëri rotacion në ndeshjen e parë, dhe normale ishin më lart se ne fizikisht, e kishim të pamundur të presonim shumë lart në 25 minuta.

Sa për pjesën e kritikave, unë kam qenë kundër dhe vazhdoj të jem kundër, sepse nuk është që na kanë bërë kritikat e juaja që të ecim përpara, por lufta dhe puna e djemve. Që ditën e parë kemi qenë po njëlloj, ndoshta skemi shënuar gjithmonë, por kemi sulmuar.

Kishim menduar të popullonim linjat qëndrore, duke qenë se Dinamo kërkon linjat qëndrore, të luanim ndryshe në mesfushë, Roan na nxirrte topat, kishim menduar të luanim me 2 sulmues të tillë. Skuka po sakrifikon, po luan me gjilpëra, me injeksion sepse ka një problem në këmbën e tij të majtë, nuk rrezikonim më shumë se 30-35 minuta me të, dhe menduam të fusnim 2 uingera të shpejtë, duke qenë se Dinamo ka problem në mbrojtje, te Tekseira. Nuk priti vetëm portieri jonë, por edhe Teqja, një supegoditje nga Sidibe, ti japim meritat ekipit kundërshtar në 15 minutat e fundit, ne kishim pak probleme. Na ka ngel vetëm një objektiv skemi arritur asgjë, vazhdojmë përpara.

Djemtë po stërviten shumë mirë, dhe me ngarkesa të gjata, kjo është madhësia e klubit, kishim mundësinë të freskonim lojtarë, por nga i pari te i fundit japin maksimumin, është madhështia e klubit, stërvitja dhe gjendja psikologjike”, tha Kërnaja për “RTSH Sport”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu