Tuesday, December 2, 2025

Fitoi derbin me Partizanin, italiani i pankinës bardheblu Roberto Bordin i lumtur për suksesin e skuadrës së tij, por kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Roberto Bordin, pas ndeshjes, Partizani-Tirana 0-3

“Çunat e filluan nga pjesa e dytë e ndeshjes me Dinamon, e kishim thënë që këtu do të ishte rinisja jonë. Sot e stërmerituam që të fitonim këtë derbi. Ndaj fitorja u kushtohet atyre, presidentit e mbi të gjitha tifozëve që e kanë mbështetur ekipin.

Ishte ndeshje e mirë, ishim të përqendruar deri në fund të ndeshjes dhe jam i lumtur se është një derbi i rëndësishëm për të gjithë. Për mua ishte shumë emocionues. Jam shumë i lumtur por sonte i gëzohemi kësaj fitoreje dhe kthehemi pas disa ditësh pushime që të kthehemi edhe më të fortë se sa më parë. Por nëse do të jemi të lumtur vetëm për një derbi… ky është momenti të konsolidojmë punën në vijim.

Kemi bërë edhe mbajtjen e topit, duke pasur Fernandez e Tabeku, apo Abah, të aftë në një kundër një, unë i shfrytëzoj. Pastaj kemi bërë edhe lëvizje të tjera, kur kishim mundësi. Sa i përket Voglit jam i lumtur se është një djalë i cili është që tani burrë. Në moshën e tij të luajë një derbi në këto nivele… Duhet të vazhdojë kështu dhe do të ketë padyshim një të ardhme me lavdi.

Një ndeshje vendimtare se fitoret japin entuziazëm, vetëbesim, ndërgjegjësim. Mbrojtëm shumë mirë, nuk lejuam kurrë gjuajtje në portë dhe përtej fazës ofensive dhe kundërzbritjeve, djemtë mbrojtën me karakter dhe kurajë.

Ne u mbrojtëm si kundërpërgjigje ndaj modulit të tyre, që luajtën me dy sulmues në qendër. Mbrojtëm me 5-4-1 me rinisjet tona, ishte gjëja e duhur se ata duhej të rrezikonin. Kishim rol të dyfishtë në krahët dhe u desh të mbulohesha. Kishim ndonjë moment në kundërsulm që mund të bënim edhe ndonjë gol tjetër.

Mendoj se skuadra këtë javë ka punuar shumë mirë, është e qartë që në luajtëm me shpirtin e pjesës së dytë me Dinamon. Nuk kemi thënë kurrë që do e fitonim, por kërkonim të punonim e të fitonim. Është e thjeshtë të thuash që e fituam, por punuam për këtë rezultat, djemtë kanë ndryshuar mentalitetin dhe kishin shumë dëshirë të fitonin”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img