Monday, January 20, 2025

Fitoi ndaj Elbasanit 3-1, me të cilin ka dalë kampion, trajneri Ilir Daja përgëzon futbollistët e tij, por i pakënaqur nga disa reagime të pahijshme në stadium

Lexo

Prononcimi i trajnerit dinamovit, Ilir Daja pas ndeshjes, Dinamo-Elbasani, 3-1

Daja ishte disi nervoz, karshi dhe atmosferës së krijuar. Strategu i dinamovitëve deklaroi:

“Do thoja që ekipi ka reaguar dhe kemi vazhdimësi të mirë. Dhe në ndeshjen e kaluar, pavarësisht rezultatit kemi bërë lojë të mirë, që të jep garanci. E gjithë merita i shkon djemve, diheshin objektivat e Elbasanit. Dhe ne vazhdojmë procesin tonë për të shkuar drejt objektivave që ka klubi.

Janë lojtarët që japin maksimumin. Në seanca stërvitore dhe jo më në ndeshje. Pjesa tjetër vjen e dyta, ana taktike që djemtë mundohen të më ndjekin dhe bashkohet personaliteti i lojtarëve, që ekipi është grup. Kanë dhe pjesën e kohezionit. Ndihmojnë jashtë mase njëri tjetrin.

Ne kishim ndjekur Elbasanin, dhe me Teutën në kampionat dhe për Kupë. Kishim marrë masat tona, për mënyrën si kishin luajtur. Ishte pak a shumë si ndeshja e Kupës.

Ajo që ne kishim bërë manovrën, sidomos me krahun e majtë, do e diskutojmë ndonjë ditë me detaj. Nuk mund të flas për aspektin taktik se kemi dhe ndeshje të tjera.

Elbasani ishte i fortifikuar në linjat e qendrës, në gjerësi vetëm mbrojtësat e krahut. Ne duhet të zgjidhnim manovër, për të shmangur presingun në qendër.

Nuk bëmë ndryshim në vendosje, por në manovër, që rezultoi pozitive. Dihet që dhe Elbasani ka ekip të fortë, ndeshja e tretë që fitojmë karshi Elbasanit, dhe nuk është asnjëherë e lehtë.

Problemi është i thjesht. Elbasani është qytet kulture. Unë vetë kam dal kampion në Elbasan dhe nuk i shkojnë ato gjëra, që nuk dua ta zgjas se kam kaluar një nga pjesët shumë të mira në karrierën time”, u shpreh Daja për RTSH.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img