Prononcimi trajnerit të i Bylisit, Mirel Josa, pas ndeshjes, Bylis-Vora 1-0
“Luhet për tre pikë, jam i kënaqur nga rezultati, jo komplet nga efikasiteti që patëm, jo vetëm në portën kundërshtare, por edhe në organizimin e lojës. Kështu që do të shohim si do shkojnë punët, por tani janë ndeshjet pa kthim, çdo ndeshje që kalon bëhet më e rëndësishme, nuk do thotë që u fitua sot dhe u zgjidh çdo gjë.
Ra ritmi në ato minuta, ra ritmi sidomos me dy mesfushorët. Jo me Stoilov, por dy të tjerët të cilët shkuan shumë mbrapa. Por të dy këta lojtarë vinin nga një periudhë jo e mirë shëndetësore, për problemet që kanë pasur. Ne thjesht kur shkonim përpara me sulmuesit që futëm më të freskët, duhej të ishim më efikas, sidomos me Sanogo dhe Rabiu.
Statistikat bëhen të kënaqshme kur shkon me efikasitet e godet portën. Në momente e fundit duhet të ishim shumë më të vendosur për të vepruar siç duhet para portës. Sa i përket qarkullimit, duhej të kishim qarkullim shumë më të mirë, sidomos në rastet e fitimit të topit të dytë dhe kalimit para me Oforin, i cili për mendimin tim, vetëm ishte pozicionuar mbrapa, nuk mendonte fare të shtynte para. Nuk mund t’i vë fajin një lojtari, por derisa është një lojtar kyç, mendoj se aty çeduam pak”, tha Josa për RTSH pas ndeshjes.


