Thursday, September 19, 2024

Fitoi ndeshjen e parë të kampionatit, trajneri Edi Martini, beson shumë që Teuta e tij do të jetë në “Final 4” këtë sezon futbollistik, 2024-25

Lexo

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka theksuar se kënaqet me pikët në këtë fazë të kampionatit, por jo me lojën e skuadrës e cila ka shumë për t’u përmirësuar.

“E mirë se morëm tre pikët, me lojën nuk jam i kënaqur. Por të rëndësishme në ndeshjet e para janë pikët, se ato duhen siguruar. Se loja vjen në rritje, ekipi do konsolidohet. Megjithatë, kur vjen fitorja, shumë gjëra mbyllen, por kemi shumë punë për të bërë.

Kishim edhe lojtarë të dëmtuar, si Preknicaj i cili bën punën e qendrës. Megjithatë unë them se me këtë kontingjent, jemi shumë më mirë se vjet. Nuk shoh ekipe të tjera që kanë rritje te ana e ekipit. Unë jam më mirë se vitin e kaluar. Vjet më iku për një gol ose një pikë mosdalja në katërshe. Këtë vit jam i bindur që ne do të jemi në katërshe”, tha trajneri i Teutës, Edi Martini menjëherë pas ndeshjes, në ekranin e RTSH

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img