Prononcimi i trajnerit të Teutës Edi Martini, pas ndeshjes, Laçi-Teuta, 0-1
Teuta ka fituar 0 me 1 në transfertën e vështirë të Laçit. 3 pikë për durrsakët, që u fituan në javën e 7-të me golin e Ledio Beqjas. Pas ndeshjes, trajneri Edi Martini tha se:
“Kompensuam 2 pikë që humbëm me Dinamon, dhe me ato meritonim të fitonim. Fituam 3 pikë të domosdoshme për klasifikimin dhe gjendjen.
Kjo është ndeshje që trajnerët gëzohen. Më ka ardhur keq dhe nuk kam fjet mirë natën, pas atyre lojërave. Sot fle mirë. Pikët janë vendimtare në këto momente.
Na ndodhi me Vllazninë, Beqja po luante stoper. Sot është sakrifica e gjithë djemve. Sot ishte karakteri gjëja kryesore. Kemi ndeshjen me Tiranën, duhet të jemi me këmbë në tokë, të mos gëzohemi se nuk kemi bë asgjë.
Duhet të kemi vëmendjen te e diela që nesër, është ndeshje shumë e rëndësishme që luhet me Tiranën në Durrës.
Mënyra si luajmë është e vërtetë që sulmuesit humbim raste. Nuk kemi lënë asnjë ndeshje pa shënuar gol. Lodhja e madhe. Do dëshiroja me mbyll ndeshjen, po nuk është gjithçka në dorën tonë. Fitorja më gëzon, Laçi nuk pati raste.
Ne po rritemi, lojtarët që kanë ardhur po ingranohen me ekipin. Shpresoj të bëjmë më mirë se sot”, tha ai për RTSH Sport.