Monday, January 19, 2026

Fitoi thellësisht 5-1 me Bylisin që luajti me 10 lojtar, tekniku rrogozhinas Edlir Tetova: Bëmë mirë, është një ndeshje, shohim përpara!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Egnatias Edlir Tetova, pas ndeshjes Egnatia-Bylis 5-1

“Përgjysmë si fitore se me 10 lojtarë. Mendoj se ishte ndeshje e interpretuar shumë mirë. Mundësitë edhe para kartonit të kuq, ishin për të shënuar.

Mendoj se shumë shpejt për të folur. Ndeshja e parë e Bakajokos pas 35 ditësh, ka kaluar dëmtim të rëndë. Ishalla vazhdon në këto ritme. Bëri mirë edhe Buriç. Të dy sulmuesit u zhbllokuan, shenjë e mirë.

Duke marrë parasysh Brunon te Bylisi, ai preson shumë mirë me shpinë. Donim ta nxirrnim nga pozicioni, e bëri Aleksi dhe filtruam për Bakajokon te goli i parë. Bylisi mbrojtës të djathtë ka mesfushor qendre, sigurisht që do tentonim te krahu i majtë i joni për të sulmuar. Sa i përket punës së tranzicionit, ka qenë me diktim intervalor. Në një moment kishim fushën e plotë për të presuar, momentet e tjera për të shfrytëzuar tranzicionin. Të tre lojtarët sot në sulm, janë me karakteristika thellësi.

Është vetëm një ndeshje. Çdo sulmues do vazhdimësi. Për pjesën e futbollit, bëmë një ndeshje të mirë, por edhe kundërshtari me 10 lojtarë. Është një ndeshje jo reale. Sa i përket 3 pikëve e arritëm me sukses dhe jam i kënaqur për këtë”, u shpreh Edlir Tetova për “RTSH”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img