Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas fitimit të titullit kampion, në finale ndaj Partizanit.
Tetova deklaroi se nuk e kishte menduar fitimin e dy trofeve, ndërsa zbuloi edhe dedikimin.
Të dy trofetë nuk i mendoja, por po të kujtojmë një intervistë të vitit të kaluar kur humbëm me Tiranën në Elbasan, thamë që këtë vit do të jemi një tjetër format. Kishim objektiv të dy kupat, por me ecurinë pse jo të mos i kapnim të dyja. Në pjesën e parë markuam mirë sulmuesin Mba dhe pjesën e majtë, më pas erdhi edhe goli. Është lojë episodesh, kishim mundësi, goditëm edhe shtyllën.
Kishim superioritet në mesfushë, doja të fitoja ato duele me markim e me dalje të shpejta. E menaxhuam mirë, por edhe Partizani pati momentet e veta.
Për dedikim, e para është familja ime, e dyta është për Edmond Zallën që më drejtoi në këtë rrugë.
Largohet vetëm Fernando, dy lojtarë të tjerë kanë oferta, por do të jemi me këmbë në tokë.