Friday, October 31, 2025

Fiton në transfertë ndaj Bylisit, tekniku i Vllaznisë Edi Martini: Fati zakonisht ndihmon më të mirët!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, pas ndeshjes, Bylis-Vllaznia, 0-1

“E filluam mirë, mbaruam pjesën e parë shumë mirë, duhet të shënonim 2-3 herë, nuk ia dolëm, një gol i anuluar. Pjesa e parë shumë mirë, pastaj Bylisi e nisi me ritëm tjetër pjesën e dytë, ishin më mirë ata se ne. Por ishte një ndeshje e vështirë, në një fushë ku të gjithë e kanë të vështirë të marrin pikë këtu.

Ne e kishim llogaritur lojën nga të dy krahët, po ta shihni edhe golin e anuluar, ishim nga e djathta. Mund të kishim më shumë majtas, por të dy krahët i kemi afër portës, Jago dhe Kastrati harxhuan shumë energji, punuan shumë në fazën sulmuese e mbrojtëse. Pastaj 5 mungesa janë shumë edhe zëvendësimet i bëmë vonë, kishim të rinj që janë të perspektivës. Jo se nuk janë gati, por në ndeshje të tillë të tensionuar ku duhen pikë, e ngarkesa për ta është e madhe, ndaj 5 mungesa lojtarësh që mund të ishin në lojë sot, janë shumë. I përgëzoj djemtë për shpirtin e garës.

Nuk është loja ime dhe e ekipit që të çojnë topin e gjatë dhe të qendrës, me mbrojtësit e krahëve e luajmë shpesh. Balaj është pikë referimi, nxjerr mbrojtjen kundërshtare dhe marrim thellësi me lojtarë të krahëve. Nuk e kërkova, nuk e kishim planifikuar, por është lojë që e bëjmë gjithë kohës.

Edhe fusha, pavarësisht se prej sipër duket bukur, është shumë terren i rëndë e i vështirë, në pjesën e dytë na fituan topin e parë dhe të dytë, ku duhej të ishim më këmbëngulës, duke humbur dyluftimet me sulmuesin e tyre që kapi pothuajse çdo top. Mungesa e Gjinit bëri punën e vet. I kënaqur me pjesën e parë, jo me të dytën, por kemi pasur edhe ndeshje të tjera që kemi barazuar e humbur, por fati ishte me ne dhe zakonisht ndihmon më të mirët”, tha Martini për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img