Bylis-Flamurtari 2-1
Bylis triumfoi 2-1 ndaj Flamurtarit,në duelin e javës së 29-të pas një fundi dramatik.
Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat por u vendos pas tre golave në fund.
Përndrenca shfrytëzoi në maksimum një krosim nga e majta dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë,për ti dhënë fillimisht avantazhin Bylis.
Këtë avantazh të minutës së 83-të Bylis e ruajti deri në minutën e tretë shtesë.
Në minutën e katërt shtesë ishte Bintsuka që shënoi golin e barazimit për Flamurtarin,duke krijuar idenë se ndeshja do të mbyllej barazim.
Ndërsa tre minuta më vonë Muric i futur në pjesën e dytë shënoi golin e dytë dhe të fitores për Bylisin.
Me këtë sukses Bylis mban vendin e shtatë dhe shkëputen gjashtë pikë nga vendi i fundit,që mbahet nga Flamurtari.
Vlonjatët me këtë humbje duken gjithnjë dhe më afër rënies në Kategorinë e Parë.
Fatos LAMAJ



