Vllaznia ka fituar takimin e sotëm të Superiores kundër Teutës. Shkodranët kanë realizuar të parët falë Bajramit. Për të ishte goli i parë i sezonit dhe goli i parë për Vllazninë.
Ndeshja ishte mjaft intensive, me raste të shumta nga të dyja krahët. Në një moment pasi i kuqebluve gjeti papërgatitur mbrojtjen blu, por një lojtar vendas nuk diti të çojë në portën bosh topin. Nasr mendoi për Edi Martinin. Egjiptiani që është ‘ylli’ i ekipit bregdetar shënoi një ‘predhë’. Eurogoli la të shtangur të gjithë mbështetësit në ‘Loro Boriçi’ dhe i dha Teutës barazimin që u duk rezultati përfundimtar. Por për 3 pikët mendoi Gruda. Mëngjarashi e dërgoi topin në rrjetë për Vllazninë pas më shumë se 1 viti pa realizuar.
Me këtë fitore, Vllaznia merr provizorisht vendin e parë me 25 pikë, një më shumë se Partizani që do luajë të dielën me Laçin. Në anën tjetër Teuta mbetet në kuotën e 17 pikëve duke u renditur në vendin e gjashtë.