Fitore mbijetese për Tiranën. Bardheblutë mundin Laçin 4-1 dhe ngjiten në vendin e tetë

Tirana-Laçi 4-1(Kola 6′,Zharmuni 54’, Ernest 75’, Ndreca 88’/ Traore 12’)

Kartonë të verdhë:Smaçi 36’/Traore 40’

Tirana:Selmani,Vera(Gjumsi 84),Dembele,Kola,Mici,Soler,Smaçi(Përgjoni 46),Silva(Marku 73),Ernest,Zharmuni(Tahiri 84),Ndreca(Vogli 90) Trajner:Bledi Shkëmbi

Laçi:Molla,Mjaki,Kurti,Opeh,Prodani,Manellari(Shabani 59),Bibo(Cena 59),Lleshi,Tresa(Bajraktari 79),Traore,Myrta(Bullari 79) Trajner:Françesko Moriero

Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Marjus Qose(Lushnje),Rejdi Zajimi(Tiranë),Indrit Myrtja(Shkodër) Var:Kreshnik Barjamaj(Tiranë) Avar:Emanuela Rusta(Elbasan) Delegat:Engli Kokona(Tiranë) Vëzhgues:Tanush Latifi(Gjirokastër)

Tirana ka fituar përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit,përfundoi me fitoren 4-1 të bardhebluve.

Golat për Tiranën u shënuan nga Kola,Zharmuni,Ernest dhe Ndreca. Ndërkohë që golin e vetëm për kurbinasit e shënoi Traore. Një fitore tepër e rëndësishme për Tiranën,të cilët treguan një fytyrë të re.

Me këtë triumf, bardheblutë shkojnë në kuotën e 29 pikëve dhe ngjiten në vendin e 8-të. Në krahun tjetër me 31 pikë të grumbulluara, Laçi mbetet në vendin e 6-të të renditjes.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu