Skënderbeu-Teuta 2-1(Shënues: Bismark 37′(p), Rashica 79′ / Lloci 9′)
Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu”, mes ekipit vendas me të njëjtin emër dhe Teutës mysafire ishte mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat. Fillimi ishte shumë i mirë për durrsakët, të cilët të drejtuar nga trajneri Bledar Devolli që kishte ndeshjen e parë debutuese në stolin e Teutës pas largimit të Edi Martinit. Pas një krosi të dhënë nga e djathta, është Lloci që në minutën e nëntë tund rrjetën korçare.
Teuta vijon të luajë më mirë se vendasit dhe me kërcënimet në portën e portjerit Alia mund ta thellonte avantazhin. Por, ndërkohë një rromujë në zonën durrsake, është pikërisht ai që shënoi për durrsakët që shkakton penallti, të cilën e shndërron në gol Bismark në minutën e 37-të.
Me barazimin 1 me 1 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta flet më shumë për korçarët, të cilët edhe pse në minutën e 65-të ndëshkohen duke humbur me karton të kuq sulmuesin Bismark, gjejnë forca për të kërkuar golin e fitores.
Dhjetë minuta më pas, edhe Teuta mbetet me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuqe të Karabecit duke mia lehtësuar disi më shumë punën vendasve, të cilët në të 79-tën shënojnë golin e fitores me autor Rashicën i cili shpallet edhe lojtari i ndeshjes.