Saturday, January 24, 2026

Fitorja e katërt radhazi, Vllaznia bashkohet me Egnatian në krye

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia vazhdon marshimin perfekt në kampionat, duke siguruar fitoren e katërt radhazi dhe duke u rikthyer në krye të renditjes, aty ku tashmë ndan vendin e parë me Egnatian.

Skuadra shkodrane mposhti 1-0 Partizanin në stadiumin “Loro Boriçi”, në një sfidë ku vendimtare ishte paraqitja e pjesës së parë. Vllaznia e kontrolloi plotësisht lojën në 45 minutat e para, duke dominuar në qarkullimin e topit dhe duke mos i lënë hapësira kundërshtarit.

Epërsia erdhi falë një supergoli të Kastratit, i cili finalizoi në mënyrë perfekte një aksion të bukur të vendasve, duke ndezur entuziazmin e tifozëve shkodranë.

Në pjesën e dytë, Partizani u përpoq të reagojë dhe shtoi presionin në zonën e Vllaznisë. Kryeqytetasit krijuan disa raste të mira shënimi përballë portierit Pohls, por u treguan të pasaktë në momentin vendimtar dhe nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Në fund, ishte Vllaznia që festoi tre pikë shumë të rëndësishme, që e rikthejnë në majën e tabelës dhe konfirmojnë momentin e shkëlqyer të skuadrës. Nga ana tjetër, humbja e radhës e largon gjithnjë e më shumë Partizanin nga objektivi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img