Kombëtarja e Shqipërisë fitoi edhe miqësoren e dytë përgatitore, ku pasi mundi më herët Lihtenshtejnin me rezultatin 3-0, mbrëmjen e sotme mposhti edhe Azerbajxhanin me rezultain 3-1. Fitore, këto që kanë entuziasmuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili menjëherë pas ndeshjes ndaj Azerbajxhanit, përcjell mesazhin inkurajues në adresë të kombëtares kuqezi.
“Triumfojmë edhe në miqësoren e dytë ndaj Azerbajxhanit dhe tani është koha të mendojmë për duelet me të bukura, ato ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Është një histori tjetër në Europian dhe duhet të shkojmë ta shijojmë dhe të japim më të mirën, për të vazhduar të jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës.
Tani nis pjesa më e bukur! Gjermani po vijmë!”, shkruan njëshi i FSHF-së, Armand Duka.