Shqipëria është bërë skuadra e parë europiane që siguron praninë në “play-off” të Botërorit 2026 pas fitores ndaj Andorrës.
Kuqezinjtë jan matematikisht në vendin e dytë të Grupit K dhe tashmë përgatiten për ndeshjet e muajit mars.
Në ditët në vijim pritet të përcaktohet edhe pozicionimi i Shqipërisë në short, konkretisht nëse do të jetë në vazon e dytë apo të tretë, në varësi të renditjes së FIFA për ekipet e kualifikuara. Vazoja e dytë ofron avantazhin e zhvillimit të ndeshjes së parë të play-off në shtëpi, ndaj një kundërshtari të pozicionuar në vazon e tretë.
Situata aktuale e vazove ka ndryshuar pas rezultateve të fundit dhe pozicionimi i Islandës përpara Ukrainës ka ndikuar edhe në renditjen e Shqipërisë.
Sipas konfigurimit aktual, kundërshtarët potencialë të Shqipërisë në “play-off” jan Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova.
Ky skenar mund të pësoj ndryshime në varësi të takimeve të mbetura në fazën kualifikuese. Nëse renditja mbetet e pandryshuar, Shqipëria do të siguronte zhvillimin e ndeshjes së parë të play-off në fushën e vet.
Fatos LAMAJ



