Friday, November 7, 2025

Fitorja me Bylisin, trajneri i Flamurtarit, Françesko Moriero: Na duhej ky tre pikësh. Ishte shumë e rëndësishme në këto momente për moralin e ekipit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Flamurtarit, Françesko Moriero, pas fitores me Bylisin 0-1

“Faleminderit se na duhej pak fat sot. Ishte shumë e rëndësishme në këto momente për ne për moralin e ekipit, nuk ishte e lehtë ta filloje pas një humbje, e merituan çunat se bënë një ndeshje të mirë, edhe Bylisi po ashtu, por ne ndoshta kemi bërë diçka më shumë meqënëse fituam. Duhet të fusja Diavara se ishte më i freskët dhe agresiv. Unë tani lojtarët nuk i ndërroj me asnjëri, për mua janë të gjithë të rëndesishëm, skuadra po rritet në profilin e karakterit, është e qartë që duhet të përmirësohemi në aspektin fizik, se çfarë do të ndodh në janar nuk e di, do ta shohim kur të vijë janari. Unë bëj zgjedhjet e mia, nuk kam asgjë me asnjë lojtar, Rodriges nuk ka karakterisikat që mua më duhen, prteferoj të tjera, është lojtar i Flamurtarit dhe po stërvitet, jam i lumtur për çunat e mi dhe këtë publik, të qëndrojmë të salduar me këmbë në tokë, këto dy javë duhet të punojmë edhe më shumë. Është normale që është edhe plani B, diskutimi është që skemi bërë ende një javë që ta rrisim ekipin me koncepte të drejta, çunat treguan që kanë dëshirë të madhe edhe që na ndjekin, i bëj komplimenta ekipit kundërshtar që nuk na la shumë hapësira”, tha ai për “RTSH Sport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img