Saturday, September 7, 2024

Fitorja me Çekinë, Igli Tare: “Ishte një ndeshje fantastike, e merituar nga skuadra jonë, komplimente lojtarëve, stafit, trajnerëve”. E ardhmja e Tares? Së shpejti, me lajme të rea

Lexo

“Ishte një ndeshje fantastike, e merituar nga skuadra jonë, komplimente stafi, trajnerët, sot meritojmë të gjithë bashkë të festojmë. Një natë e madhe. Po u thoja miqve në tribunë, që jemi skuadër më e mirë se Polonia dhe Çekia edhe individualisht. Sot kanë bërë gjithçka mirë.

Duke parë dhe mungesën e Brojës, që është lojtar i jashtëzakonshëm, kush u fut e demostroi se e meriton të jetë pjesë e kësaj skuadre. Trajneri ka dhimbje koke, duke pasur lojtarë me shumë kualitet. Ka ndërtuar një grup kompetitiv. Kanë mundësinë të bëjnë edhe çudira në Europian.

Po të isha akoma drejtor i Lacios, do e kisha marrë gjithë skuadrën. Lojtari më i madh i Kombëtares tonë ka qenë Alban Bushi, ai është legjendë, i papërsëritshëm, si brenda dhe jashtë fushës. Është një empati e krijuar shumë bukur mes stafit dhe skuadrës.

Është trajner që sjell jo vetëm kualitet por edhe eksperiencë shumë të madhe për të menaxhuar situata të vështira. Ka shumë kualitet edhe skuadra. Kjo skuadër duhet të ketë besim të shkojë deri në fund, duke luftuar të gjithë bashkë mund të bëjmë mrekullira”, deklaroi Tare për TV Klan, ndërkohë që për të ardhmen e karrieres së tij sportive si drejtues, theksoi se shumë shpejt do të ketë lajme të reja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img