Sunday, November 24, 2024

Fitorja me Hungarinë i rikthen buzëqeshjen presidentit Duka. “Mbrëmje fantastike, me tifozët jemi më të fortë, në San Marino për tre pikët e radhës”, shprehet kreu i FSHF-së.

Lexo

Ka qënë i pakënaqur, i mërzitur, por edhe kritik ndaj kuqezinjëve në ndeshjen e mëparshme kur kombëtarja u mund në transfertën polake me rezultatin e thellë 4 me 1, por mbrëmjen e së dieles presidentit të FSHF-së, Armand Duka i është rikthyer buzëqeshja.

Pasi ka përshëndetur skuadrën dhe stafin teknik në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Elbasan Arena”, njëshi i FSHF-së Duka nuk ka vonuar që kënaqësinë e fitores ndaj Hungarisë ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“Një mbrëmje fantastike sot në Elbasan, u rikthyem aty ku duhet të arrijmë gjithmonë. Fitore e merituar ndaj një rivali shumë të fortë si Hungaria. Na kishin munguar shumë tifozët, të gjithë e pamë që me ta në stadium jemi më të fortë. Tani kemi përpara një ndeshje po aq të rëndësishme ndaj San Marinos ku bashkë me tifozët në stadium, skuadra duhet të na dhurojë tre pikët e radhës. Urime të gjithëve!”, -shkruante menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Shqipëri-Hungari, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në postimin e publikuar në rrjetin social FB.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img