Prononcimi i trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, pas fitores me Teutën 4-2
“Në pjesën e parë lamë shumë hapësira, sigurisht në fazën mbrojtëse, mundësitë e Teutës ishin të mëdha në pjesën e parë, gjë që nuk më pëlqen. Por mendoj se operuam në mënyrën si nxirrnim topin sot, ku duhen dhënë merita kundërshtarëve për markimin por ngulmimi për ta çuar siç kishim përgatitur ndeshjen, lë për të dëshiruar momente-momente.
Gjithë çalimi, në momentet kur kundërshtari krijon raste e mundësi, gjithçka vjen nga mbrojtja. Mbrojtësi i parë është numri 9, por çrregullimet javë pas jave, jo erdhi jo iku lojtari, ndikojnë në mbrojtjen solide. Ne punojmë të shtojmë elementë në mbrojtje, por kur ka kështu lëkundjesh, vijnë këto situata. Nuk është vetëm kjo ndeshje, kemi tre ndeshje që pësojmë e nuk është gjë e mirë, ndaj kjo duhet riparë. Tani jemi më të qetë se asnjë lojtar nuk lëviz, grupi është konsoliduar. Janë edhe dëmtimet e Grudës e Selmanit, që kthehen në javën e ardhshme e pastaj edhe Aleksi, që të jemi të plotë në vijimësi.
Mendoj se ishte shpejtësia e veprimit më tepër, kishte shumë prekje topi në mbrojtje e vjen edhe nga presioni i kundërshtarit. Por mendoj se nëse do të ishim të saktë, se pikat e pasimit janë, në shpejtësi, mendoj se do të kishim më shumë rezultat. Mendoj se këto 30 minuta pothuajse nuk bëmë asgjë, bëmë një nxitim shumë të madh ku çdo lojtar i mbrojtjes donte të prekte topin më shumë se dy herë. Pastaj përtej minutës së 30, përmirësuam diçka në dalje dhe në pjesën e dytë ishim goxha më të qartë pas pushimit. Çdo gjë vijoi normalisht”, tha Tetova për RTSH pas përfundimit të ndeshjes.


