Fitorja në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 2-0 është pritur mjaft mirë nga Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi. Në një prononcim të dhënë për emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, kreu i klubit të kuq është shprehur:
“Loja e pjesës së parë ishte shumë e mirë. Pjesa e dytë, që të jemi korrekt, duhet të kishim dalë barazim, sepse dy shtyllat e Tiranës ishin fati i Partizanit”.
“Nuk ka kampionat pa derbi, çfarëdo që të ndodhë. Unë sot do të isha më i gëzuar po të dilnim barazim. Megjithatë, fitoi Partizani, jam i gëzuar”.
“Prurjet e reja ia kam lënë në dorë një djali të mirë, Agim Ibraimit. Trajnerin e kam vendosur vet, mendoj që është djalë i mirë dhe po ecën mirë”.
“Që të themi afrimet e reja, se neve spo na vijnë të vjetrat, por siç më thotë stafi, Partizani do të ecë më mirë. Të mos flasim më shumë, të shpresojmë që të shkojmë në katërshe dhe të luftojmë për Kupën”.
“Partizani po nuk shkoi në Evropë këtë vit, është i mbaruar, sepse jemi me koeficientin më të madh në Evropë, 7.5. Unë si president ia kam plotësuar çdo dëshirë, si trajnerit, si drejtorit sportiv, i kam thënë do flasim në qershor bashkë”.
“Më mori drejtoi sportiv dhe më kërkoi diçka. I thashë: mos më thuaj fare. Ti vendos dhe unë e bëj. Me pak fjalë kam plotësuar çdo dëshirë që ata duan. Nëse nuk dalim në Evropë, të dy janë të dështuar”.



