Që prej pasdites së mërkurë, Mirel Josa është zyrtarisht trajner i FK Bylis. Një konfirmim i till ershi përmes një takimi që presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllani bëri me ekipin mallakastriot, në të cilin të pranishëm ishin ish trajneri Mezani si dhe trajneri i ri Mirel Josa.
Ndër të tjera, njëshi i klubit ballshiot ka falenderuar trajnerin e mëparshëm Mezani, i cili arriti ta kualifikonte Bylisin në kategorinë Superiore. Ndërkohë, që ka shpresur besimin e duhur për trajneri e ri Josa, me të cilin synojnë një përfaqësim dinjitoz në sezonin e ri futbollistik, 2025-2026.
“NJOFTIM!
Prezantohet trajneri Mirel Josa
FK BYLIS prezantoi në prezencën e presidentit Besnik Kapllanaj, stafit administrativ të klubit dhe trajnerët e Akademisë, trajnerin Mirel Josa, i cili nga sot ka marrë drejtimin e ekipit, duke zhvilluar edhe seancën e parë në “Adush Muçaj”. Natyrisht nuk mund të mungonte, trajneri që drejtoi me sukses skuadrën tonë sezonin e shkuar, në realizimin e syimeve, Gentian Mezani. Klubi ka falënderuar në prezencë të skuadrës trajnerin Mezani, për realizimin me sukses të misionit në sezonin e shkuar, njëkohësisht i ka uruar mirëseardhjen trajnerit Mirel Josa, duke shpalosur edhe synimet ambicioze për sezonin e ardhshëm.”, thuhet në njoftimin zyrtar të FK Bylis.