Të njëjtët lojtarë ripërsërisin emocionet në stadiumin “Flamurtari”
Flamurtari-Barcelona, në një ndeshje miqësore në Vlorë. Të shtunën në stadiumin “Flamurtari”, ashtu si 38 vite më parë, të njëjtën lojtarë, tashmë mbi 60 vjeç, përpiqen të përsërisin emocionet e ndeshjes së shtatorit 1986, kur Vasil Rusi dhe Estaban, me golat e tyre e mbyllin sfidën 1-1. Emocionet e kësaj miqësoreje u përcollën drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Shtator 1986, Flamurtari luan si i barabartë me Barcelonën në kupat e Evropës. 1-1 në stadiumin Flamurtari, me golin e Vasil Rucit duke ngritur peshë një stadium të tërë dhe duke bërë të ëndërrojë një popull i tërë. plot 38 vite më pas, po në stadiumin Flamurtari në Vlorë, këto dy skuadra ndeshen sërish. Disa nga lojtarët e të dyja skuadrave të atëhershme, tashmë mbi 60 vjeç, përpiqen për 60 minuta të zgjojnë sërish emocione.
Te Flamurtari bien në sy emra të tillë si: portieri Lekbello, Ferko, Kreshnik Çipi, Vasil Ruci, Memushi, Iljadhi, Laluci, Gjondeda, Xhafa, Çerçizi e disa lojtarë të tjerë që kanë veshur fanellën kuqezi të skuadrës bregdetare. Ndërsa te Barcelona ësht Esteban, autori i golit të barazimit në ndeshjen e shtatorit 1986 dhe plot emra të tjerë që kanë veshur fanellën e Barçës ndër vite.
Ndeshja në Vlorë fillon me gol për miqtë nga Spanja. Eshtë Delgado që shënon, ndërsa Martinez dyfishon shifrat për miqtë. Flamurtari reagon dhe godet shtyllën me anë të Nelajt. Por Barcelona që duket më e freskët se skuadra vlonjate, shënon edhe golin e tretë.
Pjesa e parë në Vlorë mbyllet 4-0 për Barcelonën, pas golit të realizuar nga Fuentes. Pjesa e dytë nis me një traversë për Flamurtarin. Skuadra vlonjate në 30 minutat e dyta është më kërkuese por pa mundur të finalizojë.
Përkundrazi janë miqtë që shënojë edhe golin e pestë. Flamurtari ngushton diferencën me anë të një penalltie. Eshtë Nnaj që shënon nga pika e bardhë.