Flamurtari-Vora 1-1(Shënues: Todor Todoroski 33’/Irgi Kasalla 40’)
Sfida e fundit e javës së 13-të të Abissnet Superiore ishte ajo e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Flamurtari” të Vlorë, aty ku skuadra vendase me të njëjtin emër priti Vorën mysafire. Një sfidë kjo e shoqëruar me jo pak tension në fushën e lojës, në pankina si dhe tribunat e tifozëve.
Vorakët e teknikut Arjan Bellaj, të cilët në këtë pjesë të parë të kampionatit kanë bërë mirë shfaqen që në fillim të ndeshjes të motivuar në kërkim të golit të avantazhit me disa zbritje të rrezikshme drejt portës vlonjate të mbrojtur nga Igod Akesovski.
Megjithatë, ai vjen në portën tjetër, portjeri Shkëlzen Ruçi nxjerr nga rrjeta e tij topin e goditur nga Todorosvski.
Avantazhi i vlonjatëve regjistrohet në minutën e 33-të, por shtatë minuta më pas do të jetë skuadra mysafire që kundrapërgjigjet me golin e shënuar nga Ksalla duke barazuar rezultatin në 1 me 1.
Rezultat ky që qëndron në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë, madje megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, barazimi 1 me 1 është në fuqi edhe në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit Bajramaj.
Me këtë barazim, të dyja skuadrat qëndrojnë në pozitat e mëparshme, Vora në vendin e gjashtë me 15 pikë dhe Flamurtari i parafundit me 10 pikë, 3 më shumë sesa Tirana e vendit të fundit.




